Home Sports Drita i ka të garantuara një shumë të majme parash nga UEFA.

Drita i ka të garantuara një shumë të majme parash nga UEFA.

1671
0
SHARE

Vetëm rreth 3 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të edicionit të ardhshëm të Kupave Evropiane, UEFA do t’i ndajë për klubet që paraqiten vetëm në fazat kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe për Ligën e Evropës. Këto mjete do t’i ndajë në emër të pagesës të Solidaritetit.

Por për kampionen e Kosovës në futboll, Dritën e Gjilanit, të hyrat nga pagesat e Solidaritetit do të jenë shumë të mëdha, të paktën për nivelin e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Falë titullit që e ka fituar dhe falë paraqitjes në kualifikime për Ligën e Kampionëve e ndoshta më pas edhe në kualifikime për Ligën e Evropës, Drita i ka të garantuara plot 750 mijë euro.

UEFA këtë javë ka bërë të ditur mënyrën e ndarjes së parave për klubet që paraqiten në Ligën e Kampionëve, në Ligën e Evropës dhe Superkupën e Evropës.

UEFA do të ketë të ardhura nga këto tri gara në edicionin e ardhshëm plot 3.25 miliardë euro. 2.55 miliardë do të shpërndahen te klubet pjesëmarrëse, natyrisht shumica e kësaj shume të klubet që paraqiten në fazën grupore dhe fazat e mëvonshme të Championsit. Por hisen e vet do të ketë edhe kampionia e Kosovës, Drita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here