Home Ekonomi Evoluimi i Sigurisë Kibernetike – Një prej profesioneve më të kërkuara tani...

Evoluimi i Sigurisë Kibernetike – Një prej profesioneve më të kërkuara tani edhe në Kosovë

939
0
SHARE

Rritja e shkallës së dixhitalizimit në organizata dhe biznese, sidomos në banka komerciale, ka rritur njëkohësisht edhe shkallën e ekspozimit ndaj sulmeve kibernetike.

Si pasojë, bankat dhe bizneset tjera duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që ta ulin riskun që iu kanoset nga sulmet kibernetike gjithnjë në rritje.

Siguria kibernetike e bizneseve si dhe ajo personale është një fushë në rritje e cila meriton një drejtim të veçantë që tani ofrohet nga Kolegji Riinvest.
Kërkesë jashtëzakonisht e madhe

Siguria Kibernetike është një fushë e cila po evolvon profesionalisht, e cila ka një nevojë të vazhdueshme për profesionistë të avancuar për të ofruar siguri në hapësira kibernetike. Tashmë ka patur 100% rritje në shpalljet e vendeve të punës në këtë profesion vetëm në Angli, duke e vendosur kështu Sigurinë Kibernetike në “Top 5 profesionet më të kërkuara në UK.

Siç kishte thënë edhe Alec Ross, Këshilltari për Inovacione i znj. Hillary Clinton: “Nëse ndonjë student do të më pyeste se cila karrierë do të më siguronte 30 vite punë të qëndrueshmë, të paguar mirë unë do t’i përgjigjesha: Siguri Kibernetike.”

Përmbushja e punëve është e lehtë

Siguria Kibernetike si profesion, nuk merret vetëm me një segment, por degëzohet në shumë fusha si etika e hackimit, forenzika digjitale, testimi i hapësirave për depërtim, siguria e informacionit, inxhinieringu social, dhe shumë më shumë – dicka sikur një doktor që mund të specializohet në kardiologji apo neurologji. Këto specializime ofrojnë siguri nëpër forma të ndryshmë, secila po aq e rëndësishme sa tjetra, duke rezultuar në një kënaqshmëri gjithpërfshirëse në punën tuaj.

Shpërblimi është aq i mirë sa vet puna që e bëni

Sic e kemi cekur edhe më parë, niveli i papunësisë në këtë fushë është i barabartë me zero. Ky është një indikacion i qartë që niveli i kërkesës është më i lartë se oferta, e cila qon në një drejtim: rritje të nivelit të pagave.

Shkalla mesatare e pagës së një Inxhinieri të Sigurisë Kibernetike në US ëhtë mesatarisht 90,000 dollarë për vit. Duke pasur parasysh mungesën e profesionistëve në këtë fushë kjo pagë mesatare vetëm shkon duke u ngritur çdo vit.

Ju posedoni një aftësi speciale për Komunitetin Digjital

Kur flasim për të pasurit aftësi për komunitetin digjital, nuk do të thotë patjeter që nënkupton se ju jeni një magjistar i kompjuterit dhe që bëni mrekullira ose nuk ka nevojë ta pikturoni veten si hero.

Në anën e ndritshme, posedimi i disa shkathtësive kibernetike – sic është kodimi i cili mësohet në Riinvest, kuptimi i aplikacioneve në ueb dhe administrimi i sistemeve, ose aftësia për të zbuluar ndonjë ndërhyrje kibernetike – mund të jetë një shenjë që ju duhet të konsideroni të studioni këtë fushë dhe të vazhdoni karrierën tuaj në këtë fushë.

Kostoja e studimeve në Riinvest

Të studiosh Siguri Kibernetike në Rajon afërmendsh është shumë e kushtueshme, duke pasur parasysh faktet e përmendura më lartë, por Riinvest ka bërë një bashkëpunim me biznese të ndryshme të cilat janë në kërkim të kuadrove të reja që ofron Riinvesti në tregun e punës pasi që ata të diplomohen, kjo ka sjellë deri tek vendimi për të ofruar vitin e parë pa pagesë.

Apliko tani pasi që kanë mbetur vetëm edhe pak ditë.

Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare të Riinvest në Facebook, uebsajt http://www.riinvest.net/ ose kontaktoni numrin e tel: +38138224322

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here