Home LAJME Fajon pret që PE të votojë në favor të heqjes së vizave...

Fajon pret që PE të votojë në favor të heqjes së vizave për kosovarët

34
0
SHARE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se pret që Parlamenti Evropian të votojë pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“Parlamenti Europian pritet të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Fajon në një postim në Twitter .

Ndryshe, Parlamenti Evropian pritet të votojë sot për rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Siç është bërë e ditur, për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që pajtimin ta japin edhe dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare.

Të enjten kur raportuesja për vizat e merr mandatin për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Evropian, procesi kalon në nivelin e grupeve punuese. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here