Home Sports Formacionet e mundshme, Shqipëri-Kosovë

Formacionet e mundshme, Shqipëri-Kosovë

130
0
SHARE

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë sonte një miqësore e cilësuar më shumë si vëllazërore.

Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës do të takohen në shtetin zviceran me fillim në ora 20:00.

Christian Panucci ka punuar taktikisht, duke përzier futbollistët e reparteve, pa e rreshtuar skuadrën në fushën e lojës me 11-she të plotë.

Me skemën e pritshme 4-4-2, italiani pritet që të bëjë disa zëvendësime gjatë ndeshjes në vijim.

Gjersa edhe Bernard Challendes pritet të ndryshoj paksa renditjen e lojtarëve duke luajtur me 4-2-1-3

Ujkani do të jetë portier ndërsa në vijën e mbrojtjes pritet të startojnë Ismajli, Rrahmani, Haliti dhe Perdedaj.

Mesfusha përbëhet prej Shalës, Halimit dhe Taipit gjersa në vijën e sulmit do të jenë Rashica, Zeneli dhe Avdijaj. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here