Home Sports Granit Xhaka rikthehet në stërvitjet e Zvicrës

Granit Xhaka rikthehet në stërvitjet e Zvicrës

451
0
SHARE

Kombëtarja e Zvicrës ishte shokuar ditë më parë pasi që kishte pësuar një lëndim Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar kishte pësuar një lëndim pas një dueli me Valon Behrami, i cili fillimisht është dukur shumë i rëndë.

Por, sot mediat zvicerane raportojnë se futbollisti shqiptar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka probleme të mëdha.

Madje, Blick.ch shkruan se lojtari do të jetë gjatë ditës së sotme në stërvitjet, por që do të ushtrohet ndaras ekipit.

Theksojmë se helvetikët janë duke zhvilluar përgatitjet në Lugano para fillimit të Kupës së Botës.

Xhaka llogaritet së bashku me Shaqirin si dy lojtarët më të mirë që ka Përfaqësuesja zvicerane.

Zvicra ndodhet në grup së bashku me Brazilin, Kosta Rikën dhe Serbinë. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here