Home Shëndetësi Histeria

Histeria

15
0
SHARE

Asnjë mashkull nuk është injorant (që ka njohuri sadopak) për simptomat e rënda që ekzistojnë, ngritja, shtyrja, perversiteti dhe trazirat e fundbarkut, janë dhimbje të tmerrshme të mendjes. Çfarë trazirash të ekzagjerimit sjellin sëmundjet anormale të fundbarkut, sikur personave të prekur t’u kenë bërë magji. (William Harvey)

Histeria është nga sëmundjet e para të përshkruara formalisht. Hipokrati flet për të në shekullin IV p. e. s. Ajo përshkruhet si test mjekësor për shëndetin e femrave, të shkruar që nga mesjeta derisa u hoq nga lista e diagnozave të njohura mjekësore në vitin 1952. Histeria ende është një nga sëmundjet më të diagnostikuara në SHBA dhe në Angli. Doktorët kanë mjekuar këtë sëmundje kronike me shekuj. Një informacion vjen nga Teknologjia e Orgazmës, një libër i mrekullueshëm i Mainesit trajton këtë sëmundje. Çfarë simptomash kishte kjo sëmundje?

Nuk ka surpriza, është një sëmundje kronike e përcjellë me ankth, pagjumësi, irritim, nervozizëm, shtrëngim në fund të barkut. Hulumtimet e fundit sugjerojnë se femrat që nuk përdorin prezervativë, vuajnë më shumë nga sëmundjet dhe nga depresioni, sesa femrat që nuk janë të mbrojtura nga meshkujt.

Studimet fillestare të psikologut Gordon Gallup të 293 femrave gjetën që femrat mund të krijojnë një lloj “varësie” nga efekti i testosteroneve, estrogjenit, prostaglamadinës dhe hormoneve të tjera që gjenden në spermë. Këta trupa hyjnë në gjakun e femrave nëpërmjet mureve vagjinale (janë grupe të përbërësve lipidë që rrjedhin nga enzimat e acideve të yndyrshme dhe luajnë funksione të rëndësishme në trupin e kafshëve). Prolaktini dhe hormonet e tjera që prodhojnë gjatë orgazmës, duket se shkaktojnë reagime shumë të ndryshme te meshkujt dhe femrat. Ndërsa mashkulli ka më shumë të ngjarë të ketë nevojë për një periudhë më të gjatë refraktare (çlodhjeje) menjëherë pas orgazmës (një cigare/birrë).

Shumë femra janë në gjendje të gatshme të vazhdojnë aktivitetet seksuale dhe shumë kohë pas orgazmës së parë. “Kama Sutras” Sherfey shkruan: Uria seksuale e femrës dhe kapaciteti i saj, interesimi i saj për seks, ia kalon cilitdo mashkull, duke marrë parasysh se të gjitha femrat njerëzore janë të pangopura seksualisht. Mund të besoni, mund të mos besoni por nuk mund të mohohet që sistemi i riprodhimit femëror është shumë larg modelit të teorisë standarde, kështu që kërkon rishikimin rrënjësor të evolucionit të seksualitetit femëror.

Hulumtimet mjekësore, veçanërisht zgjuarsia amerikane, shumë doktorë u përpoqën të gjenin një mënyrë për ta mekanizuar organizmin e femrës, për femrat të cilave iu ishte mohuar orgazma nga kënaqësia e tyre. Nga kjo dolën edhe vibratorët e parë të cilët u shpikën nga këta mjekë me shpirt biznesmeni. Mjekët biznesmenë në fillim të shekullit të XX, projektuan lloj-lloj mekanizmash për të prodhuar lodra për pacientët e vet. Edhe sot prodhojnë fabrikat, modele të ndryshme që drejtohen nga organet gjenitale të pacientëve si një skuadër zjarrfikësish që ishin thirrur për ta shuar zjarrin e pasionit femëror.

Monopoli i meshkujve ndaj femrave që t’ua ndalë orgazmën, të pranueshëm nga ana sociale, u sigurua ngaqë femrave u ndalohej rreptësisht vetëmasturbimi me orgazëm.

Gazeta New Orleans Medical Surgical Journal në vitin 1850 shkruante: “As lufta, as mortaja, asgjë, asnjë e zezë tjetër nuk do të jetë më shkatërruese për njerëzimin sesa zakoni i masturbimit, i cili është elementi shkatërrues për njerëzimin e civilizuar.

Në të njëjtën linjë janë edhe paralajmërimet e feve dhe njerëzimi në tërësi se masturbimi është mëkat, është i rrezikshëm për shëndetin duke përfshirë verbërinë, sterilitetin, dhe çmendurinë. Autoritet theksonin se femrat normale, të ndershme nuk kishin fare dëshirë seksuale.

Në librin “Psycopathia Sexualis” të botuar në vitin 1886, neurologu gjerman, Richard Von Krafft-Ebing, deklaron: Është ajo femër normale dhe e ndershme që vjen nga një familje e mirë, kurse dëshira e saj është e ulët. Marrëzia e antimasturbimit ka rrënjë të thella në historinë Judeo-Kristiane. Ajo fatkeqësisht gjeti mbështetje mjekësore në librin e Simon Andre Tissotit, për sëmundjen e masturbimit, botuar në vitin 1758. Tissoti keqkuptoi këto sëmundje si simptome të sifilizit, gonorresë, si shenja të pakësimit të spermës që shkaktohet nga shthurja, prostitucioni dhe masturbimi.

Në shekullin e 18, gjinekologu anglez, Isaac Baker Brown, president i Shoqatës Mjekësore në Londër, thekson se shumica e sëmundjeve të femrave shkaktohen nga mbieksitimi i sistemit nervor, dhe për këtë fajtor kryesor e bën nervin pudik, që kalon përmes klitorit.

Isaac Baker Brown thoshte se shumica e sëmundjeve të femrave shkaktoheshin nga mbieksitimi i sistemit nervor, fajtori kryesor në të cilin ishte nervi pubik, që kalon përmes klitorit, i cili shkakton tetë fazat e progresit të sëmundjes që shkaktohet nga masturbimi femëror.

Brown propozon që heqja e klitorit me operacion do të ishte mënyra më e mirë për të parandaluar këtë rënie fatale nga kënaqësia në idiotizëm dhe pastaj në vdekje.

Pasi Isaac Brown fitoi famë, shumë shpejt u zbulua dhe u përzu nga Shoqata Obstetrike e Londrës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdonin të kryheshin operacionet e klitorit deri në shekullin njëzet për të kuruar histerinë, nimfomaninë edhe masturbimin femëror. Në vitin1936, libri i Holtit, “Sëmundjet e paslindura te fëmijët, një tekst shkollor”, rekomandonte heqjen me operacion apo me prerje të klitorit si terapi kundër masturbimit të vajzave të reja. Kështu klitori ishte injoruar me shekuj të tërë nga shkencëtarët, nga meshkujt që ishin autorë të librave anatomikë.

Në mes shekullit IV, një profesor Venecian i quajtur Matteo Realdo Colombo, që kishte studiuar me Michelangleon kur kishin qenë të rinj, në romanin historik të Federico Andohazit, Anatomisti, ai vuri re që tensionohej kur ai ledhatonte groshën e vogël dhe që dukej se zmadhohej nga ledhatimi/prekja e tij. Shumë herët ka filluar lufta kundër dëshirës seksuale femërore, mandej luftërat janë zhvilluar kundër interesave, kundër duhanit, kundër drogës, kundër kancerit.

Është një luftë që ka vazhduar shumë më herët e më gjatë kundër seksit femëror. Ishte një luftë që nuk fitohej kurrë, sepse armiku është vetë natyra, është për të ardhur keq, për femrën e pandjeshme ndaj shtyrjeve të forta të libidos, fajtor është edhe faktori natyrë.

Në këtë përpjekje autoritetet mjekësore amerikane vazhdimisht kërkonin mes asaj çka është dhe çka duhet të jetë. Femrave që kanë guxuar të hedhin poshtë mitin e femrës së turpshme ende u pështyjnë në fytyrë, i divorcojnë, i ndajnë nga fëmijët, i izolojnë, i klasifikojnë si histerike… Në disa shtete të Gjirit Persik i dënojnë, i gjuajnë me gurë nga frika dhe turpi.

Psikiatri Mary Jane Sherfey, ka pasur të drejtë kur shkroi “se duhet të bëjmë diçka, nëse duhet edhe shtypur me forcë libidon femërore”. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here