Home Sports Historiku i ndeshjeve të pasluftës mes Dritës dhe Gjilanit, kampioni në fuqi...

Historiku i ndeshjeve të pasluftës mes Dritës dhe Gjilanit, kampioni në fuqi ka bilanc më të mirë se rivali lokal

590
0
SHARE

Sot (e diel) zhvillohet derbi numër 27-të kampional pas luftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës dhe i 33-ti në të gjitha garat.

Kampionët në fuqi të Kosovës janë diçka më të mirë në statistika se rivalët lokalë, derisa i superojnë edhe në ndeshje kampionale, por edhe në atë të Kupës.

Në 26 derbi kampional është ekipi i Dritës që regjistron nëntë fitore, po aq herë janë ndarë baras, ndërkohë 8 duele i kanë takuar Gjilanit.

Rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë në derbi mbetet ai i edicionit 2002/03 kur Drita në edicionin pranveror dy javë para fundit të kampionatit e kishte mposhtur Gjilanin me rezultat bindës 1-6.

Duhet cekur se në atë përballje ekipi i Gjilanit është paraqitur me skuadrën e Juniorëve.

Historiku i ndeshjeve kampionale të pasluftës

  • 1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
    2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);
    2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
    2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
    2003/04: nuk u luajt derbi, Gjilani bojkotoi Superligën;
    2004/05: nuk u luajt derbi, Gjilani ishte në ligen e parë;
    2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi, Drita luajti në ligën e parë;
    2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
    2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
    2009/10: nuk u luajt derbi, Drita luajti në ligen e parë;
    2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
    2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…
    2012/13: nuk u luajt derbi, Gjilani luajti në ligen e parë;
    2013/14: nuk u luajt derbi, Gjilani luajti ne ligen e parë;
    2014/15: nuk u luajt derbi, Gjilani luajti ne ligen e parë;
    2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
    2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
    2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1
  • Statistikat e 26 derbive kampional të pasluftës
  • Drita: 9 fitore
    Gjilani: 8 fitore
    Barazime: 9 ndeshje

  • Historiku i derbit në garat e Kupës

1999/00: Gjysmëfinalja:

Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasi që Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)

2000/01: Finalja:

Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

2001/02: Gjysmëfinalja:

Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1

2007/08: 1/8 e finales:

Drita-Gjilani 1:0

2013/14: Çerekfinalja e Kupës

Gjilani 1-3 Drita

  • Statistikat e shtatë derbive në garat e Kupës
  • Drita: 5 fitore
    Gjilani: 2 fitore
  • Ndeshje miqësore

Për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe tifozerive, vetëm një ndeshje miqësore është zhvilluar mes Dritës dhe Gjilanit. Pak javë pas çlirimit të Gilanit, në verë 1999, autoritet komunale të pasluftës ua imponuan një ndeshje miqësore, e cila ishte njëherit e para dhe e fundit për këta rival të përbetuar. Edhe pse ndeshje miqësore, mbi 10.000 tifozë dhe një lojë e ashpër në fushë, tregoi për rivalitetin që e karakterizon këtë derbi.

Ndërkohë duhet theksuar se këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e turneut memorial në nderim të figurave eminente të klubit bardh e kaltër, “Bezi-Raci-Reshi”, me ç’rast këtë turne e fitoi skuadra e Dritës pas penaltive.

  • 1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
    2014: Drita – Gjilani 3:1 (koha e rregullt, 0-0, pas penalltive 3:1 për Dritën)

    Statistikat e përgjithshme të 32 derbive të pasluftës

Drita: 14 fitore
Gjilani:10 fitore(prej tyre, dy me rezultat zyrtar)
Barazime: 8 ndeshje
Golvarazhi nga 32 derbi të pasluftës

Drita: shënoi 48 gola(minus një gol i hequr me rezultat zyrtar)
Gjilani: shënoi 39 gola(prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here