Home Uncategorized Kënga “Girls” i kushtohet lidhjes së Rita Orës me Cara Delevingne?

Kënga “Girls” i kushtohet lidhjes së Rita Orës me Cara Delevingne?

399
0
SHARE

Kënga e re e Rita Orës, “Girls”, i është dedikuar lidhjes së saj me modelen Cara Delevingne dhe lë të kuptohet se ato nuk kanë qenë vetëm shoqe – shkruan The Sun.

Para disa vitesh, dy femrat e famshme ishin të pandashme, madje këngëtarja e quante modelen ‘grua’.

Delevingne është biseksuale e deklaruar, ndërsa raportohet se kënga e re që është realizuar në bashkëpunim me Charli XCX, Bebe Rexhën dhe Cardi B.

“Jam gjysmë-gjysmë dhe asnjëherë nuk do ta fsheh”, janë fjalët në tekstin e kësaj kënge.

Në këngë flitet edhe për disa çaste që i kanë kaluar Rita dhe Lata së bashku në Malibu të Kalifornisë: “Gjithë verën, kemi qenë në ‘bu’, ’68 Chevy duke mos pasur asgjë tjetër për të bërë”.

“Gjithmonë është spekuluar për raportin e Ritës dhe Caras, dhe asokohe ka pasur thashetheme nëse ato janë më shumë se shoqe të mira. Edhe pse asnjëherë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar, Rita definitivisht e ka lejuar muzikën e saj që të flasë”, ka thënë një burim, citon The Sun. /RadioRINIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here