Home Sports Këto fshatra të Anamoravës do të mbesin pa energji elektrike

Këto fshatra të Anamoravës do të mbesin pa energji elektrike

314
0
SHARE

Interi nuk e ka ndërmend të ndalet duke përforcuar skuadrën.

Skuadra zi kaltër ka arritur të bëjë disa blerje mjaftë të qëlluara gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Stefan De Vrij dhe Kwadwo Asamoah janë dy lojtarët e parë që kanë mbërritur në Milano me parametra zero.

Ndërkohë dy blerjet e mëdha të Interit janë Radja Nainggolan dhe Matteo Politano.

Por një tjetër Matteo mund t’i bashkohet Interit gjatë ditëve të ardhshme.

Matteo Darmian (Getty Images)

Fjala është për mbrojtësin italian të Manchester United, Matteo Darmian.

Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurrët kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin që i ka thënë po një rikthimi në Serie A.

Tani po bisedohet me Manchester Unitedin për ta lënë të lirë për një shumë rreth 15 milionë euro.

Kërkesa e United deri më tani ka qenë 20 milionë euro, ndërsa në garë janë edhe Juventus, Napoli e Roma./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here