Home Sports Kosova luan miqësoren e radhës ndaj Iranit

Kosova luan miqësoren e radhës ndaj Iranit

94
0
SHARE

Kombëtarja e Iranit pritet të jetë kundërshtari i radhës i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kosova luajti para disa ditësh ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë, të cilët i mposhti me rezultat të pastër 3-0

Megjithatë, miqësorja e dytë e paraparë ndaj Bregut të Fildishtë u anulua nga shteti afrikan.

Droja ishte se drejtuesit e Kosovës nuk do të mund të gjenin kundërshtarin e radhës për miqësore ndërkombëtare, por ai tashmë është gjetur.

Sipas burimeve të Telegrafit, është kombëtarja e Iranit, e cila do të ndeshet me Kosovën në takimin e dytë miqësor të “Dardanëve” në datat e UEFA-s.

Kjo ndeshje mes Kosovës dhe Iranit pritet të zhvillohet me datë 3 qershor në Stamboll të Turqisë.

Vlen të theksohet se edhe  Irani kishte paraparë miqësore ndaj Greqisë, por të cilët e kishte anuluar shkaku i disa sponsorëve. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here