Home LAJME Kosova merrë mbështetje nga Portugalia në procesein e liberalizimit të vizave

Kosova merrë mbështetje nga Portugalia në procesein e liberalizimit të vizave

126
0
SHARE

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, wshtw pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva dhe përfaqësues të lartë nga shteti portugez.

Në kuadër të takimit bilateral me homologun e tij, Silva, në kryeqytetin portugez, Lisbonë, Pacolli ka diskutuar për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit dy-palësh dhe shumëpalësh në mes dy shteteve respektive dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ndërkohë që ka siguruar mbështetjen e shtetit pritës për procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës si dhe për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në INTERPOL.

“Republika Portugeze do ta mbështet Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në INTERPOL. Kjo mbështetje e shtetit tonë mik dhe partner mu ri-konfirmua gjatë takimit bilateral, që zhvillova në Lisbonë me homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva. Kosova dhe Portugalia do të intensifikojnë bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh dhe fakti që ne kemi vendosur që ta hapim Ambasadën tonë në Lisbonë brenda disa javëve është dëshmia më e mirë e këtij përkushtimi institucional”, ka vlerësuar Ministri i Jashtëm Pacolli.

Gjatë vizitës në Lisbonë, Ministri i Jashtëm Pacolli është pritur në një takim të veçantë edhe nga Zëvendëskryetari i Parlamentit Portugez,  José Manuel Pureza, ku është diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit mbi diplomacinë parlamentare.

Republika Portugeze e ka njohur Republikën e Kosovës, në vitin e njëjtë të shpalljes së Pavarësisë.  Është shtet themeltar i NATO-s, ndërsa që nga viti 1986 është anëtare e Bashkimit Evropian./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here