Home LAJME Kosova në kërkim të përkrahjes së Italisë për vizat

Kosova në kërkim të përkrahjes së Italisë për vizat

55
0
SHARE

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Itali, ndërsa takoi Nicola Molteni, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, me ç’rast diskutoi për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ministrja Hoxha, në takim me Moltenin theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për përmbushjen me sukses të 95 kushteve për liberalizim dhe pritshmërinë që pas përmbushjes së kritereve të kemi rezultatin e pritur e që është liberalizimi i vizave për qytetaret tanë.

“Emigrimi ilegal është hequr nga agjenda e institucioneve tona, ngase, nga viti 2015, kjo dukuri ka rënë në vlerat më të ulëta, aq sa shtetasit e Kosovës nuk gjenden as brenda 30 shteteve për kërkesat e parashtruara për azil në vendet e BE-së. Menaxhimi i azilit në vend si dhe riatdhesimit është për t’u vlerësuar, sepse, Kosova po zbaton jo vetëm marrëveshjet ndërkombëtare por edhe rekomandimet që dalin nga këto marrëveshje”, theksoi Hoxha.

Ministrja kërkoi nga zëvendësministri Molteni, përkrahje në mbledhjen e  radhës së Këshillit të Ministrave, për t’u mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve.

Ministrja Hoxha e vlerësoi lartë përkrahjen e Italisë, por, theksoi se përkrahja duhet jashtëzakonisht edhe në Këshillin e Ministrave që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here