Home LAJME Kujdes kur vozitni shpejt në Prishtinë, kjo ju gjen

Kujdes kur vozitni shpejt në Prishtinë, kjo ju gjen

1820
0
SHARE

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në profilin e tij në Facebook, sot ka shkruar rreth numrit të madh të aksidenteve të trafikut që po ndodhin në Kosovë, si dhe për sigurinë në trafik.

Po ashtu, Ahmeti ka paralajmëruar se nga vjeshta e këtij viti, Komuna e Prishtinës do të vendosë kamera të trafikut dhe do të fillojë të zbatojë dënimet automatike.

“Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Dënimet do t’i mbledhim me përmbarues dhe jemi përkrahës edhe të politikës që të mos lejohet regjistrimi i veturës me dënime të papaguara nga viti i kaluar”, ka shkruar Ahmeti. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here