Home LAJME Kurti: Thaçi po bënë lojëra të dëmshme

Kurti: Thaçi po bënë lojëra të dëmshme

31
0
SHARE

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Connell.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe deklarimet e fundit rreth “korrigjimit të kufijve” dhe “kompromisit të dhimbshëm”.

“Kurti shprehu qëndrimin e Lëvizjes kundër lojërave të dëmshme të Presidentit Thaçi i cili po i mashtron edhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit përveçse ata të Kosovës, dhe po e relativizon shtetësinë e sovranitetin, integritetin territorial e institucional të Republikës sonë. Kryetari Kurti theksoi se ky President nuk ka mandat për çfarë po flet e bën. Dhe, ai nuk ka as parime dhe platformë.

Ambasadori O’Connell tha se Mbretëria e Bashkuar është e vendosur dhe ka qëndrim të qartë rreth pavarësisë e sovranitetit të Kosovës dhe se çdo lëvizje për ndryshim të kufijve është e rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Ai u shpreh kundër logjikës “ndarje ose konflikt””, thuhet në njoftimin për media.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, bashkë me deputeten, Fitore Pacolli, dhe koordinatoren e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë, Nora Fetoshi, vizituan Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar ku u pritën nga Ambasadori Ruairi O’Connell dhe Sekretari i dytë politik Sam Paice.

Në takim u diskutua për situatën politike me fokus të veçantë rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe deklarimet e fundit rreth “korrigjimit të kufijve” dhe “kompromisit të dhimbshëm”.

Kryetari Kurti shprehu qëndrimin e Lëvizjes kundër lojërave të dëmshme të Presidentit Thaçi i cili po i mashtron edhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit përveçse ata të Kosovës, dhe po e relativizon shtetësinë e sovranitetin, integritetin territorial e institucional të Republikës sonë. Kryetari Kurti theksoi se ky President nuk ka mandat për çfarë po flet e bën. Dhe, ai nuk ka as parime dhe platformë.

Rruga e duhur përpara nuk është shkëmbimi territorial por reciprociteti i të drejtave, tha kryetari Kurti. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën e saj, shtoi Kurti.

Ambasadori O’Connell tha se Mbretëria e Bashkuar është e vendosur dhe ka qëndrim të qartë rreth pavarësisë e sovranitetit të Kosovës dhe se çdo lëvizje për ndryshim të kufijve është e rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Ai u shpreh kundër logjikës “ndarje ose konflikt”.

Në këtë takim u diskutua edhe për nevojën për luftim të krimit të lartë e korrupsionit të organizuar si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here