Home Magazina Leonora Jakupi me urim prekës për nënën e saj: Ti je dhe...

Leonora Jakupi me urim prekës për nënën e saj: Ti je dhe do mbetesh më e madhja dashuri e imja

48
0
SHARE

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me familjen e saj.

Dita e sotme (e enjte) ka qenë mjaft e veçantë për këngëtaren, pasi në një datë si kjo, e ëma e saj feston ditëlindjen.

Me këtë rast, Leonora vendosi t’i bëjë një dedikim special asaj në rrjetet sociale.

Këngëtarja Jakupi publikoi në Instagram një fotografi të nënës, teksa në mbishkrimin e sa zgjodhi fjalë speciale për ta uruar atë.

“Nënë , o drita e syve te mij, dielli qe ndriçon rrugen time! Te pafsha te lumtur e te buzeqeshur gjithmonë. Cdo fjale cdo falenderim eshte i vaket krahasu me sakrificen dhe mundin tend per neve… Ti je dhe do mbetesh ma e madhja dashni e imja! Urime ditelindjen engjelli im”, ka shkruar Leonora Jakupi në Instagram.

Ndërkohë, pëlqimet dhe urimet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar.

Leonora nuk ka qenë shumë aktive këtë vit sa i përket prurjeve të reja muzikore, ndonëse tash e një kohë të gjatë ka paralajmëruar ardhjen e albumit të ri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here