Home Ekonomi Ministria e Punës dhe GIZ-DIMAK flasin për migrim legal dhe punësim

Ministria e Punës dhe GIZ-DIMAK flasin për migrim legal dhe punësim

14
0
SHARE

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, priti në takim përfaqësues të Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracionin, Aftësim dhe Karrierën (GIZ-DIMAK), me të cilët bisedoi rreth punësimit të të rinjve, me theks të veçantë zgjerimit të mundësive për migrim legal për punësim të aftësim profesional të të rinjve në vendet e BE-së, në këtë rast në Gjermani.

Reçica vlerësoi punën e deritanishme të GIZ-DIMAK në orientimin dhe këshillimin e qytetarëve për migrim si dhe vlerësoi bashkëpunimin mes GIZ dhe MPMS, duke kërkuar që një i tillë të fuqizohet edhe më shumë, sidomos rreth punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës

“Kosova përballet me shkallë të lartë të papunësisë për çka MPMS, së bashku me partnerët e saj siç është GIZ, po bënë përpjekje maksimale për zbutje të kësaj gjendje”, tha Reçica.

Ai theksoi se një nga nevojat kryesore sa i përket punësimit është orientimi i të rinjve të karrierë për shkak se Kosova po përballet me mospërputhje të aftësive profesionale me nevojat e tregut të punës.

“Një zgjidhje afatshkurtër do të ishte angazhimi i të rinjve tanë për punë sezonale dhe përkohshme në vendet e BE-së. Fuqia punëtore e kualifikuar sipas standardeve të BE-së do të mund të nxiste investimet e huaja në Kosovë, sepse do të gjenin fuqi punëtore të kualifikuar dhe më të lirë se vendet e BE-së”, tha ai.

Nga ana tjetër, Nina Theis, udhëheqëse e GIZ-DIMAK në nivel qendre në Gjermani, falënderoi ministrin për bashkëpunimin.

Theis shprehi pajtimin e plotë që orientimi në karrierë i të rinjve është një çështje për të cilën duhet fokusuar në projektet e ardhshme në mes të GIZ dhe MPMS.

Ajo tha se GIZ do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme për të mbështetur MPMS-në dhe Agjencinë e Punësimit sa i përket zbutjes së papunësisë, sidomos për dhënien e mundësisë për migrim legal për punësim të qytetarëve të Kosovës. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here