Home LAJME Në pritje të rekomandimit për vizat

Në pritje të rekomandimit për vizat

915
0
SHARE

Komisioni Evropian gjatë kësaj jave pritet ta japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Qeverisë së Kosovës dhe njohësve të integrimeve raporti i KE-së do të jetë pozitiv, megjithatë ata thonë se deri te vendimi për heqjen e vizave mund të shkojnë edhe gjashtë muaj të tjerë,

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë javës së kaluar ka bërë të ditur që Komisioni Evropian më 28 qershor të këtij viti do të tregojë nëse Kosova ka përmbushur kriteret e fundit për liberalizimin e vizave.

Ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të publikohet ky raport./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here