Home LAJME OZNA (UDBA) objekti ku burgoseshin shqiptarë të pafajshëm dhe likuidoheshin pa gjyq

OZNA (UDBA) objekti ku burgoseshin shqiptarë të pafajshëm dhe likuidoheshin pa gjyq

233
0
SHARE

Njëri nga objektet karakteristike është edhe ai i OZNA-së famëkeqe ku gjatë viteve 1944 – 1945 janë burgosur më se 1000 shqiptarë të pafajshëm, nga pushteti komunist serb, dhe shumica prej tyre janë likuiduar pa gjyq dhe në mënyra të ndryshme.

Ndër objektet karakteristike të qytetit të Gjilanit për vitet e mëhershme është ai o OZNA-së famëkeqe, ndërtesë në kat e ndërtuar mes dy luftërave botërore, s`kaj rrugës së tanishme “Adem Jashari”, në të cilin është vendosur “Teknika Popullore” në Gjilan.

Ky objekt në kohën e Jugosllavisë Mbretërore ishte seli e Gjykatës së Rrethit të Gjilanit, të formuar në shtator 1934, dhe e Prokurorisë shtetërore. Po këtë rol objekti do ta ketë për një kohë edhe pas luftës së dytë botërore, ku njëherësh ishte e vendosur edhe OZNA (UDB-ja) e Rrethit.

Në oborrin mbrapa këtij objekti ndodhej burgu, ku në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, janë burgosur më se 1000 shqiptarë të pafajshëm nga pushteti komunist serb, shumica e të cilëve janë likuiduar pa gjyq dhe në mënyrë të ndryshme.

Objekti ndodhet përballë postës kryesore të qytetit thuhet në librin e historianit të njohur Aliriza Selmani:”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here