Home LAJME Pacollit nuk i lejohet hyrja në Serbi

Pacollit nuk i lejohet hyrja në Serbi

969
0
SHARE

Qeveria serbe ka refuzuar kërkesën për vizitë të Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili kishte ftesë nga boshnjakët ta vizitojë Novi Pazarin.

Kryediplomati kosovar kishte marrë ftesë për të vizituar këtë vikend Sanxhakun, por një gjë të tillë në momentin e fundit ia pamundësua shkuarja në Novi Pazar nga autoritetet serbe.

“Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara. Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme të rreme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se këtë pengesë do ta adresojnë te zonja Mogherini dhe autoritetet tjera ndërkombëtare.

“Mentaliteti shovinist i pushtetit në Beograd nuk mund të lejohet të pengojë progresin euroatlantik dhe paqen në Ballkanin perëndimor”, thuhet në reagim. /Radio RINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here