Home LAJME Pamje apokaliptike nga Greqia, zjarri i madh shkakton gjendje tmerri

Pamje apokaliptike nga Greqia, zjarri i madh shkakton gjendje tmerri

218
0
SHARE

Një situatë tmerri po përjeton Athina nga flakët e zjarrit. Autoritetet greke thonë se të paktën 56 persona kanë vdekur dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur pas zjarreve në pyll pranë kryeqytetit të Greqisë, Athinës.

Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën, raporton BBC.

Spitalet e Athinës janë vënë në gjendje emergjence, ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të dërgojnë të plagosur dhe trupa të viktimave.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, tha më herët të hënën në një deklaratë televizive se numri i të vdekurve ishte më i madh se 20, ndërsa më shumë se 88 të rritur dhe 16 fëmijë u plagosën.

Video nga atje shfaqin pamje apokaliptike pas zjarrit të madh që ka kapluar vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here