Home LAJME Politikanët po e dëmtojnë liberalizimin

Politikanët po e dëmtojnë liberalizimin

336
0
SHARE

Ekspertët e procesit të integrimit thonë se datat e dhëna për liberalizim të vizave nga krerët institucionalë vetëm sa po e dëmtojnë procesin. Sipas tyre, nuk duhet ngutur me deklaratat politike, por duhet të pritet raporti i Komisionit Evropian, i cili do të vlerësojë se a është përmbushur kriteri i fundit për vizat, shkruan sot Gazeta .

Pavarësisht se zyrtarët e Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga krerët institucionalë në Kosovë që të mos përmendin data se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, këta të fundit tashmë e një dekadë po vazhdojnë ta bëjnë të kundërtën.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme është shprehur i bindur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave, andaj gjatë muajit qershor do të ketë rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian.

LEXO EDHE: Rakiq s’po e hap urën, dëshiron ta negociojë kufirin e Mitrovicës

Se do të ndodhë ky skenar është shprehur e sigurt edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila gjatë një deklarate  është shprehur optimiste se ky proces do të finalizohet brenda këtij viti.

Mirëpo, ekspertët e së drejtës evropiane konsiderojnë se askush s’mund ta dijë saktë se kur do të hiqen vizat për kosovarët.

Andaj, sipas tyre nuk duhet nxituar me deklarata rreth datës së vizave, pasi një gjë e tillë vetëm sa e pengon procesin.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës mbeten skeptikë nëse liberalizimi i vizave do të marrë epilog gjatë vitit 2018./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here