Home Sports Prishtina nuk di të ndalet, transferon edhe Argjend Mustafën

Prishtina nuk di të ndalet, transferon edhe Argjend Mustafën

1963
0
SHARE

Nën kampionët e Kosovës, Prishtina ka vazhduar me përforcime të mëdha gjatë afatit kalimtar veror.

Emri i ri që ka zbarkuar në kryeqytet është mesfushori Argjend Mustafa që së fundmi ishte pjesë e Trepçës ’89.

Mustafa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin më të madh në Kosovë.

“Zgjidhja për të nënshkruar me Prishtinën ishte shumë e lehtë dhe u përmbush pas disa tentimeve dhe dëshirës për të qenë pjesë e klubit më të madh në vend – arsye kjo kryesore”.

Argjend Mustafa gjatë prezantimit te Prishtina (Foto: FC Prishtina)

“Po ashtu, Prishtinën e shoh si pretendentit kryesor për titull dhe së bashku kam shumë besim se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Mustafa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dyvjeçare për faqen zyrtare të klubit.

Mustafa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Ballkanin, Ramiz Sadikun, Trepçën, Skënderbeun dhe Trepçën ’89.

Për Prishtinën, afrimi i Mustafës ishte i pesti pasi më parë kanë nënshkruar edhe Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Meriton Korenica dhe Ahmet Haliti./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here