Home Ekonomi Projekti gjigant “Borea”, fillon të marrë formë – qendra turistike që pritet...

Projekti gjigant “Borea”, fillon të marrë formë – qendra turistike që pritet të jetë fuqia ekonomike e Pejës (VIDEO)

1059
0
SHARE

Të premten në prezencën e shumë mysafirëve kanë nisur punimet për projektin më të madh në qytetin e Pejës – Qendrës Turistike dhe Rekreative – “Borea”.

Në ceremoninë hapëse të këtij resorti ishin të pranishëm përfaqësuesit e konsorciumit fitues “Fileit” dhe përfaqësues të Komunës së Pejës.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cilësuar si njëri prej njerëzve me meritor pse ky projekt ka ardhur deri në këtë pikë, ka thënë se “tash po realizohet një ëndërr e këtij qyteti të madh”.

Por, Muhaxheri gjatë kohës që fliste ne podium nuk ka mundur t’i përmbaj lotët.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i konzorciumit fitues “FILEIT”, Franc Furlan ka treguar se në këtë projekt janë përfshirë para dy viteve.

Furlan ka treguar për punët e bëra nga ky konzorcium në këtë periudhë.

Ndryshe, “Borea” po konsiderohet si qendra më e madhe turistike në rajon, e cila do të ngre shtatë në qytetin perëndimor të Kosovës.

Kjo qendër është vetëm 900 metra larg qendrës së qytetit të Pejës, ndërsa pozita gjeografike e bën atë njërën ndër qendrat më të mira në rajon.

Për 13 minuta mund të arrihet lartësia mbidetare prej 2400 metrash – me kapacitet shfrytëzimi për katër stinët e vitit.

Muhaxheri në një intervistë për Telegrafin kishte theksuar se ajo që e bën unike BOREA-n, është se është qendra e vetme – jo vetëm në rajon, por edhe ne Evropë – që është kaq afër një qendre të madhe urbane.

“Nga studimi i fizibilitetit është paraparë që brenda vitit 240 mijë vizitorë ta vizitojnë qytetin. Por, besojmë se do të kalohet kjo shifër, dhe projekti do t’i ndihmojë edhe pjesëve tjera në zhvillimin e turizmit. Do të ndikoj në zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Rugovës, ne qytet brenda dhe në komunat afër”, kishte deklaruar Muhaxheri./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here