Home LAJME Sali Berisha u thotë përfaqësuesve të Luginës se është kundër idesë së...

Sali Berisha u thotë përfaqësuesve të Luginës se është kundër idesë së Thaçit për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

96
0
SHARE

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se ka pritur në një takim delegacionin e Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, të kryesuar nga Ragmi Mustafa, ku është biseduar për pozitën e shqiptarëve në Luginë dhe idenë e plasuar ditëve të fundit nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për mundësinë që Pesheva t’i bashkohet Kosovës.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqiptaret e komunave të Luginës kanë nevojë për garantimin e të drejtave të tyre në përputhje me konventen Evropiane të të Drejtave të Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo që të përdoren për interesa të Serbisë për tregti territoresh.

“Personalisht unë kam qenë dhe jam gjithnjë për paprekeshmërinë e kufijve të Kosovës dhe çdo lloj copëtimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kundër çdo diskutimi për këto çështje. Mendoj se të njohësh të drejtën Serbisë, fuqisë së humbur nga lufta, të paraqesë pretendime territoriale ndaj Kosovës është gabim i madh dhe historik, është në një farë mënyre një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës dhe kapitullimit të Serbisë”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

“Keto dite prita ne nje takim delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa.

Ne kete takim zoti Mustafa me njohu me gjendjen e rende te shqiptareve ne komunat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, shkeljen e lirive dhe te drejtave te tyre njerezore, politikat e reja albanofobe te autoriteteve te Beogradit qe synojne çrrenjosjen e historise se lavdishme te shqiptareve te Lugines dhe kultures se tyre. Per keto qellime, u shpreh zoti Mustafa, Beogradi ka bere gati ligjin e ri albanofob serb per heqjen e monumenteve dhe permendoreve historike te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe ne Pazarin e Ri ne kuadrin e serbizimit total dhe asimilimit te minoriteteve.

Ai theksoi se PDSH kerkon domosdoshmerine e njohjes te te drejtave qe Serbia kerkon per asosacionin e komunave serbe ne Kosove edhe per asosacionin e komunave shqiptare te Lugines se Presheves.

Nga ana ime theksova se shqiptaret ne Luginen e Presheves jane sot minoriteti me i shtypur dhe me te drejtat me te mohuara ne Europe nga autoritetet serbe, i perjashtuar nga investimet ne infrastrukture dhe ne fushat e tjera. Serbia, kerkon super te drejta per serbet ne Kosove dhe mohon, ne kundershtim me marreveshjet nderkombetare qe ka firmosur, te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves por edhe ne Pazarin e Ri dhe kudo ne territorin e saj./RadioRINIA/ .

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here