Home Shëndetësi Shenjat e para të menopauzës

Shenjat e para të menopauzës

41
0
SHARE


Mes moshës 45 dhe 50-vjeçare në vezore piqet një numër i vogël i vezëve, kështu që ato tajisin gjithnjë më pak hormone femërore. Pak nga pak ovulacionet rrallohen, kurse menstruacionet ndërpriten: fillon menopauza.

Konsiderohet si gjë normale nëse mbarimi i kohës së frytnimit fillon ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjeçare, ndërsa nëse gjakderdhja menstruale ndërpritet para moshës 45-vjeçare, kemi të bëjmë me menopauzën.

Kjo ndodh për shumë arsye: për shkak të problemeve të trashëgimisë, të problemeve me organin riprodhues, për shkak të kushteve të këqija të jetesës. Pastaj, është dëshmuar se pirja e duhanit e bllokon para kohe punën e vezoreve.

Ndodh që në kohën ndërmjet moshës 40 dhe 45-vjeçare cikli menstrual papritmas të bëhet i parregullt, kurse gjakderdhja të jetë më e gjatë dhe më e madhe. Në moshën që i paraprin menopauzës, vezoret tajisin më shumë estrogjen sesa ka nevojë, madje jo vetëm gjatë kohës së gjysmës së parë të ciklit (gjë që është normale), porse edhe në gjysmën e dytë.

Në këtë mënyrë mukoza e anit është në mënyrë të pabarabartë, prandaj për këtë shkak gjakderdhja është më e gjatë dhe më e madhe. Kur ndodh të ketë gjakderdhje tepër të madhe dhe të gjatë, është gjë e domosdoshme të hiqet endometria.

Gjatë kohës së menopauzës shtrohet si nevojë më e domosdoshme se kurdoherë më parë të bëhen disa analiza. Vizita gjinekologjike dhe Papa-testi, kontrolli i gjinjve në ultrazë dhe analiza e gjakut (kolesteroli, trigliceridet dhe glikemia) janë të domosdoshme.

Femrat më të vjetra se 45 vjeçe do të duhej që çdo të dytin vit të kontrollohen në mamografi, ta bëjnë kontrollin radiologjik të gjinjve, me anë të të cilit mund të zbulohet kanceri në fazën e tij fillestare, atëherë kur ka mundësi të shërohet.

A jam në menopauzë?

Në bazë të çrregullimeve dhe të pengesave të shumta, gruaja vetë mund të dyshojë se a gjendet në fazën e paramenopauzës. Ndër shumë gra pengesat e këtilla janë të vogla, porse i ndiejnë gjatë shumë vjetëve, prandaj është mirë të dihet kur janë.

Cilat janë shenjat e menopauzës?

Menstruacionet vijnë më herët ose më vonë, zhduken gjatë disa muajve dhe shfaqen papritmas, janë shumë më të mëdha ose më të shkurtra se përpara.

Kur mund ta di me siguri se jam në menopauzë?

Kur menstruacionet nuk shfaqen disa muaj me radhë. megjithatë, kjo gjë mund të dihet me siguri vetëm me anë të analizës së statusit hormonal. Mjafton të bëhet analiza e gjakut.

A mund të mbetet femra shtatzënë në fazën që i paraprin menopauzës?

Edhe pse pjellshmëria zvogëlohet pas moshës 45-vjeçare, gjatë kohës së menstruacioneve të parregullta mund të ndodh femra të mbetet shtatzënë. Më së miri është të evitohet me anë të hapave me dozë të vogël të hormoneve. Nuk rekomandohet të përdoret spiralja, sepse mund të nisë parregullsi më të madhe të menstruacioneve. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here