Home LAJME Sot nisë ndërtimi i doganës në vendkalimin kufitar Stançiq – Bellanoc

Sot nisë ndërtimi i doganës në vendkalimin kufitar Stançiq – Bellanoc

420
0
SHARE
Sot do te vendoset gurëthemeli i pikës kufitare Bellanoc-Stançiç, eshtë kjo pikë që lidh Republikën e Maqedonisë me Republikën e Kosovës.

Ky është një projekt i Bashkimit Europian, realizimi i të cilit është dashur të fillonte vite më parë.

Hapja e ceremonisë do të bëhet nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, shefi i Zyrës së BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ai i Maqedonis, Bujar Osmani.

Për hapjen e kësaj pike kufitare ishin pajtuar në gushtë të vitit të kaluar Kosova dhe Maqedonia.

Përmes këtij vendkalimi Anamoraves së Kosovës i shkurtohet rruga për në Kumanovë. Ajo po ashtu do t’ua mundësojë kontaktet më të lehta banorëve të të dy anëve të kufirit, të cilët përveç lidhjeve farefisnore kanë edhe prona andej e këndej kufirit.



LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here