Home LAJME Struktura etnike e llojeve të zejeve në Gjilan

Struktura etnike e llojeve të zejeve në Gjilan

224
0
SHARE

Në Çarshi, ekzistonte edhe orientimi etnik e fetar ndaj disa llojeve të zejeve, pra zejet ndaheshin edhe në baza kombëtare. Siç shihet nga dokumentet, por edhe nga literatura serbe e kohës, gjatë kohës së sundimit osman si dyqanet zejtare edhe ato tregtare të Gjilanit janë mbajtur kryesisht nga shqiptarët.

Kështu shqiptarët që përbënin grupin më të madh etnik, ushtronin zejet, si në vijim: nallban, kasap, berber, saraç, këpucëtar, tyfekxhi, terzi, tabakë etj.

Kurse serbët ishin litarpunues, mutafxhi, vorbëtar, hasërapunues, kafexhi, opingaxhi etj, derisa romët myslimanë,të cilët nuk ishin të paktë në Gjilan, më tepër ishin farkëtar, por edhe bënin shporta e kosha, punonin defe etj kurse romët ortodoks gabelët ishin kryesisht kallajxhi, por merreshin edhe me punimin e metaleve të hekurit, çelikut, bakrit, vorbëtar et, thuhet në librin e historianit Aliriza Selmani :”Gjilani qendër e Anamoravës nga themelimi deri në gjysmën e parë të shekullit XX”./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here