Home LAJME Telefonata e qytetarit shpëton pronarin e shtëpisë nga dhuna e dy hajdutëve

Telefonata e qytetarit shpëton pronarin e shtëpisë nga dhuna e dy hajdutëve

1177
0
SHARE

Telefonata në polici e një qytetari ka shmangur vjedhjen e një banese, ndërsa në pranga ra një prej autorëve dhe një tjetër u shpall në kërkim nga uniformat blu.

Ngjarja ndodhi në një fshat të Pogradecit, Rëmenj, kur një qytetar telefonoi policinë mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:00 duke deklaruar se dy persona po tentonin të vidhnin një banesë.

Falë reagimit në kohë të Policisë u arrestua në flagrancë njëri prej autorëve, ndërsa bashkëpunëtori tjetër i tij mundi të largohet.

Erjon Ibi, 42 vjeç, banues në fshatin Çërravë-Pogradec në bashkëpunim me A.H, 40 vjeç, i cili ka mundur të largohet para mbërritjes së Policisë, kishin hyrë në katin e dytë të banesës në pronaësi të A.D 37 vjeç.

Pasi janë diktuar nga pronari i saj dhe kanë hasur në rezistencën e tij, e kanë goditur këtë të fundit me një mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Erjon Ibi, ka mundur të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat iu gjetën nga policia dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here