Home Sports Zyrtare: Prishtina transferon mesfushorin e Lirisë (Foto)

Zyrtare: Prishtina transferon mesfushorin e Lirisë (Foto)

39
0
SHARE

Prishtina ka nënshkruar marrëveshje për dy vitet e ardhshme me talentin e Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe anëtarin e kapitenin e Lirisë në dy vitet e kaluara, Meriton Korenica.

Mesfushori 21 vjeçar, luan me dy këmbët dhe në edicionin e sapo përfunduar është paraqitur në 25 ndeshje kampionale dhe ka shënuar dy gola.

 

 

Ish-futbollisti i Rahovecit, Shkëndijës nga Tetova, Metallurgut nga Maqedonia dhe i Lirisë së Prizrenit ka shprehur kënaqësinë e madhe që do të jetë pjesë e klubit kryeqytetas, transmeton RadioRINIA.

“Nuk ishte zgjedhje e vështirë. Prishtina është klub i madh i cili reprezenton sfida të mëdha për gjithë futbollin kosovar. Ky është po ashtu hap i radhës i madh në karrierën time. Falënderoj FC Prishtinën për mundësinë që të jem pjesë e shtëpisë së kampionëve. Bashkë me Plisat do të arrijmë shumë triumfe, suksese në garat evropiane, Kupën e Kosovës dhe patjetër, rikthimin e titullit të kampionit në kryeqytet. Do të luftojmë në çdo front, për secilin trofe”, ka thënë Korenica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here